LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi më i frikshëm nga Gjermania: Konflikti mes vendeve të Evropës dhe Rusisë mund të zgjasë me dekada

Paralajmërimi më i frikshëm nga Gjermania: Konflikti mes vendeve të Evropës dhe Rusisë mund të zgjasë me dekada

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëroi së fundmi se vendet evropiane dhe aleanca e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt të gjatë me Rusinë, në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën.

Përpjekjet për ta përfshirë Rusinë në një arkitekturë më të gjerë evropiane të sigurisë pas Luftës së Ftohtë kanë dështuar, deklaroi Pistorius në Mynih, transmeton Telegrafi.


“Të gjitha këto përpjekje bien ndesh me strategjinë e Kremlinit për të rivendosur dominimin e tij në Evropën Lindore dhe Qendrore”.

Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s
Lexo po ashtu Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s

“Aleatët perëndimor duhet të qëndrojnë me vendosmëri pas Ukrainës, pa marrë parasysh për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë këtë luftë të paligjshme dhe të pakuptimtë kundër një kombi sovran, liridashës”, theksoi Pistorius.

“Por kjo do të thotë gjithashtu se ne do të duhet të jetojmë me vija ndarëse në Evropë për dekadat e ardhshme”, tha ministri gjerman. “Evropa e lirë dhe demokratike në njërën anë, Rusia autoritare dhe luftarake nga ana tjetër”.

Çelësi i konfliktit, theksoi Pistorius, ishte rivendosja e fuqisë ushtarake të NATO-s në Evropë për të kundërshtuar kërcënimin rus.

Nuk kanë qenë paralajmërimi i parë i ministrit gjerman për kërcënimin rus, pasi javë më parë potencoi se Rusia mund të nisë një konflikt me një vend të NATO-s brenda dekadës.

Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë
Lexo po ashtu Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë

Dhe ky nuk ishte paralajmërimi i vetëm. Vendet e tjera perëndimore sikurse Britania gjithashtu deklaroi se njerëzit duhet të përgatiten me një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori