LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos e përdorni këtë artikull për foshnjat në det ose në pishinë

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos e përdorni këtë artikull për foshnjat në det ose në pishinë
(Foto: Babywise.life)

Të shkosh në det me një fëmijë është shumë argëtuese, por edhe stresuese, sepse foshnja ka nevojë për mbrojtje shtesë nga nxehtësia, uji dhe dielli.

Ka shumë sende që vendosen rreth trupit të foshnjave në mënyrë që ato të qëndrojnë në ujë pa u fundosur.


Megjithatë, një artikull që prindërit e përdorin shpesh është i diskutueshëm dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) thotë se nuk duhet ta përdorin fare. Është fjala për një gomë të fryrë që vendoset rreth qafës së foshnjës.

Keni në plan të shkoni në pushime me fëmijën tuaj? Këshillat që do t'ju ndihmojnë ta bëni udhëtimin pa stres
Lexo po ashtu Keni në plan të shkoni në pushime me fëmijën tuaj? Këshillat që do t'ju ndihmojnë ta bëni udhëtimin pa stres

Pasi një foshnjë u shtrua në spital dhe një tjetër vdiq për shkak të përdorimit të këtij aksesori të notit, ekspertët lëshuan një paralajmërim. Përkatësisht, disa prej këtyre aksesorëve, të cilët kanë për qëllim t’u japin mundësinë foshnjave të notojnë lirshëm në ujë, shiten për foshnjat që nga mosha dy javëshe.

“Rreziqet e përdorimit të mbajtëseve të qafës për foshnja përfshijnë vdekjen nga mbytja dhe frymëzënia, tendosja dhe lëndimi i qafës së foshnjës. Foshnjat me nevoja të veçanta, si ato me spina bifida, mund të jenë në rrezik të shtuar për lëndime serioze”, shkruan në deklaratën e FDA.

“Edhe pse FDA beson se vdekja ose lëndimi serioz nga gomat e qafës për foshnja, është i rrallë, megjithatë ofruesit e kujdesit shëndetësor, prindërit dhe kujdestarët, duhet të jenë të vetëdijshëm se rreziku ekziston. Është gjithashtu e mundur që disa raste të mos raportohen tek autoriteti përkatës”, vunë ata në dukje duke theksuar se nuk e kanë miratuar përdorimin e një gjësendi të tillë për foshnja. /Telegrafi/