Janë bërë më shumë se 13 vjet prej se Shahe Sinani nga Fushë Kosova kujdeset për një vajzë me nevoja të veçanta, e cila ishte braktisur menjëherë pasi ka lindur nga prindërit e saj biologjikë.
Para 13 vjetësh, Shahe Sinani kishte shkuar që ta vizitonte djalin e vëllait të saj i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku e kishte parë një vajzë të vogël, të sëmurë dhe pa përkujdesje prindërore.
Problemet ekonomike që kishte në familje e saj, nuk e penguan Shahen që të strehonte vajzën.
“Më ka thirrur vëllai dhe kam shkuar që ta vizitoj djalin e vëllait dhe e kam parë këtë (vajzën) duke vuajtur. Kur e kam parë duke vuajtur, iu thashë, ku e ka nënën ky fëmijë? O, kishte qenë e uritur, do pure aty, tri ditë kemi shkuar, atë pure e ka ngrënë ai fëmijë. Nuk i hante vetëm i villte. Thashë: ‘Po t’i kisha kushtet, pa e marrë nuk e kisha lënë, por s’i kam, e si ta marr?!’”, thotë Shahe Sinani.
Për këto 13 vite, Shaha është përballur me vështirësi të ndryshme, mirëpo thotë se nuk ka hequr dorë asnjëherë nga përpjekja për të integruar vajzën në shoqëri. Por shpesh herë ajo është ndjerë keq për paragjykimet që ka hasur kur ka nxjerrë vajzën në publik.
“Unë e nxjerr ta shëtis, por që krejt të ndalen e ta shikojnë në këmbë, unë ende nuk kam parë. Hajde kur ta qet njeriu më së pari, por çdo natë e qes dhe t’ia ngulin sytë ashtu, është shumë keq. Ne jemi shumë të ngushtë. Nuk bën ashtu. Pastaj vajza nuk po del. ‘Qe nënë, po më shikojnë krejt!’ I thashë: ‘Jo nënë, po më shikojnë mua që jam plakur, s’je plakë ti, mua po më shikojnë jo ty’. Tha: ‘Jo, këmbët e mia po i shikojnë’”, tregon ajo.
Familja e Shahes është munduar që ta dërgojë në shkollë të rregullt vajzën, mirëpo mungesa e qasjes në objekte shkollore si dhe mungesa e asistentëve nëpër shkollë, kanë ndikuar që ajo të ndërpresë mësimin vazhdimisht.
Me fillimin e këtij viti shkollor, Shaha është angazhuar sërish që të dërgojë vajzën në shkollë, pasi mendon se shoqërimi me nxënës i ndihmon që të mos qëndrojë në izolim.
Për paragjykimet dhe izolimin e personave me nevoja të veçanta zërin e ka ngritur vazhdimisht organizata Handikos. Në këtë organizatë thonë se personat me nevoja të veçanta, pavarësisht moshës, mbesin të izoluar duke mos qenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri.
Drejtues i shoqatës Handikos, Afrim Maliqi përmend tre shkaktarë që ai mendon se ndikojnë në përjashtimin e këtij grupi nga shoqëria.
“Shkaktari i parë është legjislacioni i cili nuk i merr mirëfilli në konsideratë të drejtat e tyre dhe nuk i zbaton respektivisht ato. Shakatari i dytë është ambienti i paqasshëm apo infrastruktura dhe shkaktari i tretë janë edhe paragjykimet e shoqërisë që ekzistojnë ndaj fëmijëve, por edhe ndaj të rriturve me aftësi të kufizuara, ku ato paragjykime mandej shndërrohen në komplekse, pastaj ato komplekse shndërron në izolim të familjeve dhe ato familje mbesin jashtë shoqërisë”, tha Maliqi.
Izolimi eventual i këtyre personave ka efekt tejet negativ, thotë psikologia dhe specialistja për edukim, Mira Gashi-Aziri. Ajo kërkon që institucionet të punojnë më shumë me këtë kategori dhe në veçanti me familjet të cilat mund t’i ndihmojmë personat me nevoja të veçanta që të jenë pjesë aktive e shoqërisë.
“Çdo izolim qoftë edhe i njerëzve që nuk kanë këso lloje të aftësive, qoftë të kufizuar, qoftë fizike, qoftë fiziologjike, qoftë psikologjike, secili njeri e bënë d.m.th pakëz të vështirësuar në pjesëmarrje në jetë, e përkundër kësaj te këto kategori shtohet edhe njëherë më shumë ajo rëndesa mbi ta sepse ata kanë nevoja të veçanta dhe specifike të cilat familja duhet të t’ia ofrojë, e së pari edhe shteti”, tha për Radio Evropa e Lirë psikologia, Gashi-Aziri.
Sa i takon kategorisë së fëmijëve me nevoja të veçanta, zyra e UNICEF-it në Kosovë ka kërkuar nga institucionet mundësimin e qasjes së tyre në sistemin arsimor. Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin thotë se në integrimin e kësaj kategorie duhet të ndihmojë e gjithë shoqëria.
“Është përfundimisht çështje e normës shoqërore dhe nuk mund të zgjidhet duke folur vetëm një partner për këtë çështje. Çfarë duhet që të bëjmë ne është që të bëjmë qasjen çështje për të gjithë, për prindërit, nuk ka asgjë të keqe me fëmijën e tyre me nevojë të veçantë. Nuk ka asgjë të keqe me familjen, babanë apo nënën. Ne duhet që t’i bëjmë ata që të jenë pjesëmarrës, të shkojnë në kinema, të shkojnë në shkollë, t’i ndihmojmë ata që të jenë pjesë e jetës”, tha shefi i zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin.
Sipas shefit të zyrës së UNICEF-it në Kosovës, Murat Sahin familjet që kanë fëmijë me nevoja duhet që me çdo kusht të luftojnë izolimin e tyre.
“Njerëzit me nevoja të veçanta janë gjithkund, por po ashtu askund. Ju e dini që janë në apartament, por nuk mund të shihni në rrugë. Ju e dini se janë duke punuar në një vend, por ata nuk janë duke kontribuar aktivisht në shoqëri. Aty mendoj se është përgjegjësi e më shumë se një institucioni. Është përgjegjësi e gjithsecilit”, tha Sahin.
Nga ana tjetër, ndihma institucionale që është e paraparë për personat me nevoja të veçanta, sipas Afrim Maliqit, drejtues i organizatës Handikos, nuk ndikon në eliminimin e shkaktarëve që ndikojnë në mungesën e mirëqenies dhe integrimit të kësaj kategorie.
“Nuk mjafton vetëm një mbështetje pa marrë parasysh cili grup i jep, cilit lloj të aftësisë së kufizuar, nëse nuk rregullohen edhe çështje të tjera dhe nëse shteti nuk i merr për obligim si shërbimet shëndetësore, rehabilituese, pajisjet ndihmëse e të gjitha të tjerat”, tha Maliqi.
Sipas një vlerësimi të UNICEF-it, në Kosovë llogaritet se janë rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, që për arsye të ndryshme kanë mbetur jashtë sistemit shkollor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën