LAJMI I FUNDIT:

Paragjellë me perime

Paragjellë me perime

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 300 gr brokoli,
* 300 gr rrënjë selinoje,
* 400 gr karota,
* 3 lugë parmezan,
* 3 lugë ajkë qumështi,
* 3 të bardha të vezëve, kripë, piper.

Përgatitja:

Zihen veç e veç perimet nga 10 min. Kullohen mirë dhe kalohen në rende në enë të veçanta. Selinoja spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. Perimeve u hidhet kripë, piper, nga një lugë ajkë dhe parmezan. Kallëpi i thellë shtrohet me letër të yndyrshme. Në të vendoset masa e perimeve njëra mbi tjetrën. Mbulohet me folie dhe kallëpi vendoset në tepsi të mbushur gjer në gjysmë me ujë. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gradë C për t’u pjekur për 40 min. Pasi të ftohet pritet në feta./Telegrafi/