LAJMI I FUNDIT:

Para finales së Copa del Rey, Ernesto Valverde: Sevilla ishte më e mirë në ndeshjen e fundit

Para finales së Copa del Rey, Ernesto Valverde: Sevilla ishte më e mirë në ndeshjen e fundit
BARCELONA, SPAIN - APRIL 07: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona looks on before the La Liga match between Barcelona and Leganes at Camp Nou on April 7, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona dhe Sevilla do të takohen gjatë ditës së nesërme në finalen e Copa del Rey.

Takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e ekipit të Atletico Madridit.


Para takimit ka folur trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, i cili ka pohuar se lojtarët e kanë obligim të fitojnë pas eliminimit prej Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë është obligim të fiton kur e drejton skuadrën e Barçës. E kemi obligim t’i shpërblejmë me trofeun e parë pas eliminimit prej Ligës së Kampionëve”, tha trajneri spanjoll.

Lionel Messi dhe Ever Banega (Getty Images)

Ai më tutje ka deklaruar se Sevilla u kishte shkaktuar probleme të mëdha në takimin e fundit të kampionatit, ku andaluzianët ishin në epërsi prej dy golave pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

“Kjo është një referencë e qartë dhe një paralajmërim se çfarë mund të jetë loja e së nesërmes, ata kanë një ekip të mirë dhe lojtarë që kanë zgjidhje për situata të caktuara në çdo kohë. Kur kemi luajtur kundër tyre, kemi vuajtur shumë dhe ekipi që ishte më afër fitores ishin ata”, shtoi Valverde.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja klubeve pritet të fillojë rreth orës 21:30 në stadiumin Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori