LAJMI I FUNDIT:

“Paqe” – Lojtarët e Man Utd dhe Watford u bashkuan për të dërguar mesazh të fortë mes tensioneve Ukrainë-Rusi

“Paqe” – Lojtarët e Man Utd dhe Watford u bashkuan për të dërguar mesazh të fortë mes tensioneve Ukrainë-Rusi

Lojtarët e Manchester Unitedit dhe Watfordit shfaqën një mesazh të fortë duke bërë thirrje për paqe mes konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bërë që bota e futbollit të reagojë, me shumë lojtarë që shprehin shpresat e tyre për t’i dhënë fund konfliktit.

Loja në Old Trafford ishte një shembull tjetër, pasi lojtarët u mblodhën për të shfaqur një mesazh paqeje dhe uniteti.

Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Watford
Lexo po ashtu Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Watford

Lojtarët nga të dyja ekipet, si dhe trajneri i Unitedit, Ralf Rangnick, u rreshtuan për një fotografi përpara fillimit të ndeshjes në Old Trafford.

Gjermani Rangnick mbajti një shenjë paqeje me fjalën e përkthyer në disa gjuhë.

Sipas Goal.com, ideja erdhi pikërisht nga menaxheri i përkohshëm i Unitedit, Rangnick, i cili u mbështet plotësisht nga klubi dhe lojtarët.

Shfaqja vjen një ditë pasi United vendosi t’i japë fund sponsorizimit të tyre me kompaninë ajrore Aeroflot si rezultat i krizës në Evropën Lindore.

Man Utd anulon marrëveshjen shumë milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ajrore ruse pas luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Man Utd anulon marrëveshjen shumë milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ajrore ruse pas luftës në Ukrainë

Klubi u vu nën presion për t’i dhënë fund marrëdhënies me linjën ajrore në pronësi ruse pas rritjes së tensioneve në Ukrainë.

“Djajtë e Kuq” vendosën të mos fluturonin me kompaninë në udhëtimin e Ligës së Kampionëve te Atletico Madridit përpara se të përfundonin marrëveshjen me Aeroflot disa ditë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori