Në Gjermani gjatë muajit prill numri i të papunëve ka arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore.

Në të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.

BA njoftoi se në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis), papunësia në muajin mars 2021 në krahasim me muajin e mëparshëm nuk pati ndryshime. Ndërsa për sa i përket numrit të të punësuarve, ajo u rrit me 16 mijë dhe arriti në 44 milionë e 299 mijë.

Në njoftim thuhet se numri i njerëzve të punësuar në vend vazhdon të mbetet nën nivelin para pandemisë.

Ekonomia u tkurr me 4.9 për qind në vitin 2020 për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/