Në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019” të Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar ulje, duke rënë në 15.3 për qind nga 16.2 për qind sa ishte vitin paraprak.
“Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë”, thuhet në raport.
Aty theksohet se rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milion njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018.
Megjithatë raporti potencon se papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet janë dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.
Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës, por “ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit”, thekson raporti i Bankës Botërore.
Ndërkaq, gjendja e punësimit te të rinjtë ka vazhduar të përmirësohet. Por, megjithatë sipas raportit, mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.
“Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime,” tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor ende ka nevojë që sektori privat të fuqizohet, me qëllim që të krijohen më shumë vende të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin