LAJMI I FUNDIT:

Papu Gomez rëndon situatën, këndoi himnin e Juves

Papu Gomez rëndon situatën, këndoi himnin e Juves
(Foto: Instagram/papugomez_official)

Sulmuesi i Atalantas, Alejandro ‘Papu’ Gomez, është kapur duke kënduar nën zë himnin e Juventusit para ndeshjes së të mërkurës mbrëma.

Kapiteni i Orobici ishte në bankën rezervë në sfidën në Allianz Stadium që përfundoi me rezultat 1-1.


Football Italia bën të ditur se para fillimit të ndeshjes, ai e kishte interpretuar nën zë himnin e Zonjës së Vjetër, megjithatë drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në janar.

“Absolutisht jo, ai është lojtar shumë i mirë dhe është nga Atalanta. Jemi shumë të kënaqur me skuadrën tonë”, ka deklaruar drejtori për Sky Sport Italia.

Rasti i Gomez është duke vazhduar të përkeqësohet që pas ndeshjes ndaj Midtjyllandit në Ligën e Kampionëve kur kishte refuzuar t’i ndiqte urdhrat e Gian Piero Gasperini.

Më pas raportohet të ketë pasur edhe një konfrontim fizik me trajnerin në zhveshtore në fund të pjesës së parë dhe argjentinasi nuk ishte kthyer më në lojë. /Telegrafi/