LAJMI I FUNDIT:

Papa merr në Vatikan disa refugjatë myslimanë!

Papa merr në Vatikan disa refugjatë myslimanë!

Papa Françesku ka marrë 12 refugjatë sirianë me vete në aeroplanin e tij, teksa kthehej në Vatikan, në përfundim të vizitës që kreu në kampin e ngritur në ishullin grek Lesbos.

Tri familje, përfshirë gjashtë fëmijë, hipën në aeroplanin e rrugës së kthimit.


Vatikani deklaroi se Papa dëshiroi të bënte “një gjest mirëseardhjeje” për refugjatët.

Mijëra emigrant janë bllokuar në Lesbos, pasi në muajin e fundit BE dhe Turqia bënë një marrëveshje për të ndaluar vërshimin e tyre.

Gjatë vizitës në kampin Moria sot, Papa u tha refugjatëve: “Ju nuk jeni vetëm”.