LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku dënon djegien e Kuranit në Suedi

Papa Françesku dënon djegien e Kuranit në Suedi

Papa Françesku ka dënuar djegien e librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, në Suedi.

“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet nga respekti për besimtarët e tij”, tha Papa në një intervistë me gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe al-Ittihad, botuar të hënën, përcjell Telegrafi.


“Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm
Lexo po ashtu Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të përçmuar të tjerët dhe lejimi i kësaj refuzohet dhe dënohet”, shtoi Papa.

Ndryshe, javën e kaluar, një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në Suedi.

Akti i tij ishte caktuar të përkonte me Kurban Bajramin, një nga festat kryesore fetare islame, e festuar nga myslimanët në mbarë botën.

Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë
Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Akti ka shkaktuar dënime të përhapura nga e gjithë bota islame, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin, Marokun dhe Mauritaninë.

Në janar, një politikan i ekstremit të djathtë i vuri zjarrin gjithashtu një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi. /Telegrafi/