Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se prodhimet vendore kanë cilësi për të qenë është më prezentë në treg.
Por sipas tij, disa supermarkete nuk janë duke i dhënë hapësirën e duhur prodhimeve vendore dhe kjo e pengon depërtimin e tyre më të madh në treg.
“Si Klub i Prodhuesve kemi realizuar një studim, ku është gjetur se 90 për qind e produkteve në supermarkete janë të importuara dhe vetëm 10 për qind janë produkte vendore. Produktet vendore kanë cilësi, vet fakti që janë në treg të Kosovës tregon se i kanë kaluar disa analiza. Nuk duhet të diskutohet cilësia e produkteve vendore, por nuk mund ta krahasojmë një lëng i cili kushton 2.50 euro, me një lëngë që kushton 50 cent, normalisht që dallojnë në kualitet, por i plotësojnë kushtet për treg”, ka shtuar Panxha.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për gjendjen aktuale të bizneseve në vend, për të cilën ka thënë se nuk është e kënaqshme.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës, tregon ai ka realizuar tash e dy vjet kampanjën “Made in Kosova” për të treguar se në Kosovë punohet e prodhohet dhe mund të arrihet suksese.
Astrit Panxha thekson se Qeveria Haradinaj ka bërë disa hapa pozitiv në drejtim të fuqizimit të bizneseve vendore.
“Gjendja e bizneseve nuk është për tu marrë shembull në rajon. Por në periudhën e fundit kemi lëvizje pozitive. Viti 2017 ka qenë i vështirë për bizneset prodhuese, sepse fokusi ka qenë në dy fushatat zgjedhore”, ka thënë ai.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka tha se mungesa e furnizimit stabil me energji eklektike është duke u krijuar humbje milionëshe bizneseve.
“Kërkesat e prodhuesve janë të rregullohet tregtia e brendshme si dhe të eliminohen barrierat e tjera. Vetëm nga ndërprerja e energjisë elektrike, humbjet e bizneseve janë rreth 300 milionë euro në vit”, thotë ai.
Panxha e ka mirëpritur marrjen e masave mbrojtëse nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për miellin dhe bllokat ndërtimor, por lista duhet të zgjerohet edhe me produkte të tjera.
Ai ka folur edhe për bashkëpunimin tregtar më Shqipërinë si dhe pengesat që i bëhen bizneseve të të dyjave vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia