LAJMI I FUNDIT:

Panucci takon trajnerët e Kombëtares

Panucci takon trajnerët e Kombëtares

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mblodhi në një takim të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare, për të vijuar projektin e bashkërendimit të punës në të gjitha nivelet me përfaqësueset, në funksion të Kombëtares A.

I pranishëm ishte dhe trajneri i ri i kuqezinjve, Christian Panucci, që shpreson se do të ketë një furnizim të mirë me talente.


“Ata janë një skuadër që kanë një qëllim të vetëm, për të përgatitur sa më mirë lojtarët për ekipin e parë. Ky ishte edhe një vazhdim i projektit të nisur më parë edhe më trajnerin e kaluar dhe tashmë me prezantimin e trajnerit të ri me atë aktualë, që të vazhdohet ky lloj bashkëpunimi”, u shpreh Duka.

Pas caktimit të trajnerit të ri, tani përpara FSHF-së është detyra për Drejtorin Teknik të Ekipeve Kombëtare, pozicion që mbetet ende vakant.

“Kemi pasur disa të intervistuar, por ende nuk kemi përcaktuar një emër. Kështu që do të vazhdojmë të kërkojmë një emër të ri”, u shpreh kreu i FSHF-së.

Presidenti Duka komentoi edhe ecurinë e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, duke vlerësuar se klubet e Kategorisë Superiore janë në nivelin për të luajtur në fazën e grupeve të turneve ndërkombëtarë.

“Sa i përket rezultateve nuk ka qenë nga vitet e mira për skuadrat shqiptare. Skënderbeu është paraqitur më mirë, por atë e ka ndihmuar edhe eksperienca ndërkombëtare. Uroj që të shkojë larg që të kemi një klub shqiptar në kupat e Europës”, u shpreh Duka.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori