LAJMI I FUNDIT:

Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Nishani, për kritikat e ish-presidentit pas ndeshjes ndaj Kosovës

Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Nishani, për kritikat e ish-presidentit pas ndeshjes ndaj Kosovës
Panucci, Nishani (Foto: Getty Images)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, e ka paditur në gjykatë ish-presidentin shqiptar, Bujar Nishani.

Padia është dorëzuar në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, ku trajneri italian kërkon të dëmshpërblehet nga Nishani me një vlerë prej 100.000 eurosh.


Ky dëmshpërblim kërkohet, pasi ish-presidenti pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, është shprehur për Panuccin se është një “sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur”, transmeton Top Channel.

Lajmet për Panuccin
Lexo po ashtu Lajmet për Panuccin

Për këtë reagim të Nishanit, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar në publik.

Bujar Nishani (Foto: Getty Images)

Shorti ka përzgjedhur gjyqtaren Anila Karanxha për shqyrtimin e kësaj padie, ndërsa ende nuk është caktuar data për seancën e parë.

Ky është precedenti i parë që trajneri i kombëtares së futbollit kërkon një dëmshpërblim të tillë për reagimet nga njerëz të politikës apo ish-drejtues të lartë të shtetit, pas humbjes së ekipit kombëtar.

Kujtojmë që në miqësoren e muajit prill, Kosova fitoi me rezultat 3-0 kundër Shqipërisë, duke regjistruar asokohe fitoren e tretë nën drejtimin e Bernard Challandes.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori