LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Më duket se kam një skuadër memece në fushë, Loret Sadiku më tha se nuk është në formë të mirë

Panucci: Më duket se kam një skuadër memece në fushë, Loret Sadiku më tha se nuk është në formë të mirë
Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Christian Panucci nuk është aspak i kënaqur me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet e zhvilluara deri më tani për Ligën e Kombeve, turne në të cilin kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grup, me tri pikë, po aq sa Skocia, e cila vjen këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në këtë fazë grupesh në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mundësitë e kombëtares për kualifikim më tej janë të vogla, pasi na duhet të mundim me katër gola diferencë Skocinë dhe të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër, që Skocia do të luajë me Izraelin.


“Ne e kemi dhuruar vet kualifikimin në Ligën e Kombeve, nuk është se na kanë mundur kundërshtarët, përjashto ndeshjen që luajtëm në Glasgow. Atë ndeshje merituam ta humbisnim, sepse nuk luajtëm mirë, vuajtëm agresivitetin dhe pësuam katër gola nga goditjet standarde. Kanë qenë gabime fëmijërore dhe për këtë sigurisht nuk mund të përgjigjem unë, apo jo? Megjithatë, unë i marrë përsipër përgjegjësitë e mia, por dua t’iu them edhe juve atë që i vë në dukje gjithmonë ekipit. Këta lojtarë nuk dinë të komunikojnë me njëri-tjetrin, më duken si skuadër memece kur janë në ndeshje. Nuk mund të jem gjithmonë unë që t’iu them kujdes këtu e kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë”, ka thënë Panucci.

Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar
Lexo po ashtu Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar

Megjithatë për trajnerin italian ka vetëm një synim për ndeshjen e radhës me Skocinë: ta fitojë për të përmirësuar të statistikat në Ligën e Kombeve, e më pas të shohë nëse kjo fitore do të vlejë për kualifikim.

“Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës që bëmë me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe sesa në fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe oportunistë në fushë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë rastet që na krijohen. Mungesa e Hysajt na penalizon, por nuk do të luaj me tre mbrojtës. Nuk kam ndërmend të sakrifikoj asgjë prapa. Në këtë ndeshje na duhet të mendojmë shumë përpara, e do të rrezikoj gjithçka për ta fituar”, ka shtuar Panucci.

Në fund, Panucci sqaroi çështjen e Loret Sadikut: “Unë e kisha thirrur si pjesë e ekipit kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar se nuk ndihej në 100 për qind të formës së tij. I kam thënë se, nëse nuk ndihej në formë, më mirë të mos vinte. Por, nuk ka qenë një refuzim, të paktën kështu më tha”, deklaroi Panucci.

Fiorin Dyrmishaj do të jetë ndërkohë sulmuesi më i ri i kuqezinjve, i cili me sa duket është një zgjedhje e momentit të fundit nga Panucci. Një lojtar premtues, 21 vjeç, dhe që aktivizohet në kampionatin grek me Panionios, ku në 10 ndeshje ka shënuar tre gola. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori