LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar

Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar
Christian Panucci (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Chrisian Panucci, foli për RTSH pas humbjes 2-0 ndaj Izraelit në Ligen e Kombeve.

Italiani vlerësoi se lojtarët arritën të bëjnë paraqitje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.


“Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm? Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq”.

“Ku ishin mbrojtësit? Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur”.

“Çfarë luajmë ndaj Skocisë? Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë”.

“Dukeni dorëzuar? Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë”.

“Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan? Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe”, ka thënë Panucci pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë. /OraNews/