LAJMI I FUNDIT:

Panik në banesë, ariu hyn në kuzhinë dhe ‘bastis’ frigoriferin

Panik në banesë, ariu hyn në kuzhinë dhe ‘bastis’ frigoriferin

Dy adoleshentë po shikonin televizorin gjatë natës kur një mysafir i paftuar iu fut në shtëpi dhe shkoi drejt frigoriferit.

Bëhet fjalë për një ari të uritur,  i cili hapi frigoriferin për të ngrënë ushqime.


Prania e ‘mysafirit të paftuar’ shkaktoi panik tek dy të rinjtë.

Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit. Dhe një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.

15-vjeçari Hayes Sherman dhe shoku i tij sapo dëgjuan hapat e këmbëve të ariut dhe zhurmën që shkaktoi kafsha kur u fut brenda banesës shkuan në drejtim të derës. Ata e mbajtën me forcë në mënyrë që ariu të mos futej brenda.

Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.

Hayes përdori orën e tij të Apple për të telefonuar nënën e tij, e cila po flinte në katin e dytë, për ti treguar që një ari ishte futur në shtëpi dhe të mos zbriste nga shkallët. Më pas 15-vjeçari telefonoi policinë, që mbërriti pas 15 minutash duke bërë të mundur nxjerrjen e ariut nga banesa pa u dëmtuar askush. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Kalo në kategori