LAJMI I FUNDIT:

Panadic: Pikë e rëndësishme, luajtëm në mënyrë fantastike në aspektin taktik

Panadic: Pikë e rëndësishme, luajtëm në mënyrë fantastike në aspektin taktik

Ferizaj i ka dhënë fund serisë prej tre humbjeve radhazi, por nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Drenicës.

Përkundër barazimit ndaj kuqezinjve, Ferizaj mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë të tubuara.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka mbetur i kënaqur nga përgjigja që mori prej futbollistëve të tij, teksa ka thënë se kanë marrë një pikë të rëndësishme.

“Kemi marrë pikë të rëndësishme dhe kjo është si përgjigje e asaj që kemi punuar gjatë kësaj jave. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në aspektin taktik”.

“Kemi limituar Drenicën me një apo dy gjuajtje në portë. Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Duhet t’i falënderoj dhe t’i përshëndes për gjithë energjinë që kanë dhënë”.

“Prej një gabimi të vetëm që bëmë në pjesën e parë morëm gol. Gjithë javën kemi punuar që të jemi më konkret dhe topat të jenë të saktë dhe vertikal”.

“Sot kërkova që mbrojtja të jetë më lartë e vendosur dhe të bëj më shumë presion. Në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë, përveç golit që morëm. Nëse vazhdojmë kështu, fitorja do të vijë”, tha Panadic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori