LAJMI I FUNDIT:

Pamjet spektakolare të NASA-s duke prekur një asteroid

Pamjet spektakolare të NASA-s duke prekur një asteroid

Dje, nga një distancë prej më shumë se 320 milionë kilometra larg, shkencëtarët e NASA-s pilotuan një anije kozmike për të prekur butësisht një asteroid që rrotullohej, duke mbledhur një mostër rrënojash sipërfaqësore për t’i kthyer në Tokë.

Në ora 18:08, sinjali nga anija kozmike OSIRIS-REx arriti në Tokë për të na lënë të dimë që asteroidi Bennu, ishte prekur me sukses nga anija e NASA-s, transmeton Telegrafi.


Dje, transmetimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes i NASA-s tregoi një animacion CG të prekjes, pasi shkalla e transferimit të të dhënave OSIRIS-REx është vetëm 40 bit për sekondë – shumë e ulët për një transmetim të drejtpërdrejtë të videos.

Por anija ishte duke fotografuar procesin, dhe tani ato imazhe kanë mbërritur.

SamCam bëri fotografi çdo 1.25 sekonda, gjë që do t’i lejojë shkencëtarët për të studiuar performancën e anijes.

Videoja përbëhet nga 82 fotografi, duke mbuluar një periudhë pesë minutëshe nga një lartësi prej rreth 25 metrash.

“Pas kontaktit fillestar, TAGSAM duket se shtyp disa nga shkëmbinjtë porozë nën të”, shkroi astronomja dhe shkencëtarja OSIRIS-REx, Brittany Enos, nga Universiteti i Arizonës në një postim të NASA-s.

TAGSAM është krijuar për të mbledhur materiale.

Mostra e kthyer, aq shumë e kërkuar, do të jetë e paçmueshme.

Shkencëtarët shpresojnë të përdorin përbërjen kimike për të informuar strategjitë e shmangies së përplasjes së asteroideve për Tokën, dhe për të hetuar mundësitë e minierave të asteroideve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori