Shpesh kemi parë në filma ose dokumentare, pamje të frikshme e të bukura natyrore.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni disa imazhe të mahnitshme të “humnerave” të botës, sa të frikshme edhe të mrekulleshme.
Xiaozhai Tiankeng, ose Gropë Qiellore, është një “përbindësh”, i thellë deri në 662 metra në tokë, Liqeni i Kuq në Kroaci, është gropa më e madhe e Evropës, me 527 metra.
Ndërkohë kemi dhe Vrimën e Dragoit në Detin e Kinës së Jugut, Vrimën Blu në Belize dhe atë të ngjashme në Bahamas./Telegrafi/
Humnera më e thellë nënujore (vrimë blu) është 'Vrimë e Dragoit ’në Detin e Kinës së Jugut, e thellë 300.89 metra që u zbulua në vitin 2016.
Liqeni i Kuq - afër qytetit të Imotskit në Kroaci - është humnera më e madhe në Evropë dhe e treta më e madhe në botë.
Në botën e humnerave detare, Vrima e Madhe Blu në Belize është tejet e mrekulleshme.
Mirësevini në Kraterin Darvaza - ose Door To Hell - një krater i zjarrtë në shkretëtirën Karakum të Turkmenistanit që digjet që nga viti 1971.
Humnera më e madhe e njohur në botë - Xiaozhai Tiankeng, ose Gropa Qiellore - është e vendosur në jugperëndim të Kinës.
Jo të gjitha humnerat janë të egra. Umpherston Sinkhole në Mount Gambier, Australi, është zbukuruar me një kopsht të bukur , krijuar në fund të shekullit të 19-të.
Pamje nga droni të një humnere në buzë të oqeanit në Broken Beach në Nusa Penida, Indonezi.

Një humnerë e thellë u formua pasi një shpellë gëlqerore u rrëzua në Rrafshin Nullarbor në Australinë Perëndimore.
Duket sikur Oqeani Paqësor po derdhet poshtë një vrimë gjigande pa fund në bregdetin e Oregon.
Në Bosnjë dhe Hercegovinën perëndimore ekzistojnë shumë gropa të shembura, të "dizajnuara me gjelbërim".
Një foto që tregon pjesën e poshtme të humnerës së Cehennem në Malet Demi në jug të Turqisë.
Një eksplorues zbret në boshtin më të thellë vertikal të Zelandës së Re - gropa e Harwoods me thellësi 182 metra.