LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se sa lehtë dhe shpejtë mund të përhapet coronavirusi brenda një aeroplani me pasagjerë

Pamje që tregojnë se sa lehtë dhe shpejtë mund të përhapet coronavirusi brenda një aeroplani me pasagjerë

Një video e publikuar më poshtë tregon se sa larg mund të mbërrijnë spërkalat që përhapen brenda aeroplanit, e në veçanti tek personat që nuk bartin maskë mbrojtëse.

Industria e udhëtimit është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, ku mijëra aeroplanë janë detyruar të parkohen nëpër hangarë dhe me muaj të tërë të qëndrojnë pa lëvizur, transmeton Telegrafi.


Por me lehtësimin e masave kufizuese në veçanti ato të udhëtimit, ekspertët janë duke bërë të pamundurën që t’ia mundësojnë qytetarëve të udhëtojnë nëpër botë dhe të vizitojnë më të dashurit e tyre.

Madje shumë aviokompani po shqyrtojnë opsionet që janë më të sigurta për të filluar udhëtimet ndërkombëtare, pa pasur pasoja në pasagjerë nga ndonjë person i mundshëm që mund të jetë i infektuar me COVID-19.

E për ta dokumentuar se sa lehtë dhe shpejtë përhapen spërkalat nga ndonjë person i infektuar që është brenda aeroplanit, është publikuar videoja që shpjegon në detaje këtë proces. /Telegrafi/