0Shares

Çifti Trump, Obama dhe Klinton dukeshin jo në marrëdhënie të mirë, ndërsa ata u ulën përpara Shërbimit Funeral të George H.W. Bush.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe duke pasur parasysh faktin se po ndiqnin një funeral, kishte pak shenja të mirëdashjes midis dy çifteve demokratike dhe çiftit Trump.

Në një moment përpara se të fillonte shërbimi, të gjashtë mund të shihen duke shikuar drejt përpara me shikime të fiksuara.

George W. Bush shpërthen në lot, derisa i thotë lamtumirën e fundit babait të tij (Video) George W. Bush shpërthen në lot, derisa i thotë lamtumirën e fundit babait të tij (Video)

Donald Trump ishte pranë Zonjës së Parë, Melania Trump, pasi ish-presidentët e mbushën rreshtin sipas asaj se kur shërbyen në Zyrën Ovale.

Krahas Zonjës së Parë, u ul Barack dhe Michelle Obama, pasuar nga Bill dhe Hillary Clinton.

Ndërkohë që Michelle dhe Hilary biseduan dhe përqafuan njëri-tjetrin kur filluan të uleshin në vendet e tyre – pavarësisht nga shtrëngimet formale – duket se kishte pak ndërveprim me banorët aktualë të Shtëpisë së Bardhë.

Në një moment Michelle përkulet pranë burrit të për të shtrënguar dorën e Trump, por Barack e mban kokën e tij në mënyrë të vendosur përballë, me duart e tij që qëndrojnë në gjunjë.

George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President - historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President - historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit

Hillary dhe bashkëshorti i saj, Bill gjithashtu dukeshin “të ftohur” derisa prisnin fillimin e shërbimit – me pak vëmendje për presidentin aktual dhe Zonjën e Parë.

Atmosfera me sa duket e ftohtë vjen jo si befasi, mes Trump dhe paraardhësve të tij.

Kjo pasi që muajin e kaluar Michelle Obama tha se ajo kurrë nuk do të falë Trumpin për trajtimin e burrit të saj “kur ai vazhdoi të thoshte thashetheme të rreme që ai nuk kishte lindur në Amerikë”.

Trump është shumë kritik ndaj politikave të paraardhësit të tij, duke përfshirë pretendimet se ai nuk i kishte financuar siç duhet ushtarakët dhe i la ata “të varfër”.

Ka pasur gjithashtu “armiqësi” të zgjatur mes Klintonëve dhe presidentit Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale që vazhdon edhe sot. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)