Një foto e realizuar në një rrugë në Dalmaci bëri që shumë njerëz të qeshin për shkak të komenteve që mori kjo foto.

Në faqen në Facebook Daily Dose of the Average Dalmatian, u botua një foto e një kamioni që transportonte dheun, si dhe disa shtretër për plazh dhe një palmë, me një shënim që është duke shkuar për në plazh, transmeton Telegrafi.


148107961 1341869426169115 6750130105188457771 o

Kjo foto kishte pranuar mijëra komente duke bërë shaka me atë që po e voziste kamionin.

"Djali po ngiste një palmë dhe shtretër të plazhit, nuk e di cili është problemi", "Plazhi po lëviz nga një vend në tjetrin dhe palma është në maje", "Ishull privat për shitje", ishin disa nga komentet më qesharake të komentuesve. /Telegrafi/