LAJMI I FUNDIT:

Palestra vret fuqinë e mashkullit dhe zvogëlon imunitetin gjatë këtij numri të orëve

Palestra vret fuqinë e mashkullit dhe zvogëlon imunitetin gjatë këtij numri të orëve
Foto: Depozitfoto

Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon të jeni në top-formë dhe të dukeni bukur, mirëpo nëse e teproni mund të rrezikojë shëndetin, madje të bëheni edhe të varur.

Ushtrimi i tepërt intensiv te meshkujt çon edhe drejt rënies së libidosë, për shkak të lodhjes fizike ose nivelit të ulët të testosteroneve. Gjithashtu, ndikon edhe në sistemin e imunitetit i cili është i rrezikuar 72 orë pas treningut.


Ushtrimet ekstreme të qëndrueshmërisë, siç është ultra-maratona, mund të çojnë deri te dëmtimi i zemrës, ritmit të zemrës dhe rritjes së arterieve, sepse janë tepër kërkuese për sistemin tonë kardiovaskular, paralajmërojnë ekspertët.

Personave të rritur u rekomandohen pesë orë ushtrime të moderuara në javë apo dy orë e gjysmë trening intensiv, ndërsa si mundësi theksohet edhe kombinimi i të dy opsioneve.

Një studim ka zbuluar që personat të cilët vrapojnë lehtë ose mesatarisht, kanë një rrezik më të ulët të vdekjes sesa ata që nuk ushtrojnë fare. Nga ana tjetër, njerëzit që vrapojnë intensivisht tri ose më shumë herë në javë kanë të njëjtin rrezik me ata që nuk ushtrojnë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Këshilla Lifestyle
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori