LAJMI I FUNDIT:

Palestinezë vetëm në të brendshme shfaqen të arrestuar në stadiumin e Gazës

Palestinezë vetëm në të brendshme shfaqen të arrestuar në stadiumin e Gazës

Pamjet e shpërndara nga qyteti i Gazës duket se tregojnë ushtarë izraelitë që grumbullojnë një grup burrash të zhveshur në të brendshme.

Videoja tregon një grup burrash – dhe disa meshkuj që mund të jenë fëmijë – në mes të një stadiumi të rrënuar që drejtohen nga ushtarë të armatosur izraelit.


“Ishim të zhveshur, me vetëm një batanije”, palestinezi tregon se çfarë u ndodhi kur i arrestoi ushtria izraelite – pamjet u bënë virale
Lexo po ashtu “Ishim të zhveshur, me vetëm një batanije”, palestinezi tregon se çfarë u ndodhi kur i arrestoi ushtria izraelite – pamjet u bënë virale

Grupet ecin deri në qendër të fushës, të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe qëndrojnë në radhë prej katër ose pesë personash. Disa i mbajnë duart në ajër ose mbi kokë.

Sky News e ka verifikuar videon e stadiumit “Yarmouk” në qytetin e Gazës, por nuk mund të konfirmojë se kur është filmuar apo çfarë ka ndodhur me të arrestuarit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk e kanë mohuar se videoja është autentike.

https://twitter.com/vitocorleone54/status/1739676169170039130

“IDF është aktualisht duke operuar, si pjesë e përpjekjeve për të çmontuar aftësitë ushtarake të Hamasit dhe për të shpëtuar pengjet e rrëmbyer brutalisht nga organizata terroriste. Në kuadër të aktivitetit të IDF në zonën luftarake, personat e dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste po ndalohen dhe merren në pyetje. Individët që konstatohet se nuk marrin pjesë në aktivitete terroriste lirohen”.

“Individët e arrestuar trajtohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Shpesh është e nevojshme që të dyshuarit për terrorizëm të dorëzojnë rrobat e tyre në mënyrë që rrobat e tyre të kontrollohen dhe të sigurohen që ata të mos fshehin jelekë shpërthyes ose armë të tjera. Rrobat nuk u kthehen menjëherë të arrestuarve, për shkak të dyshimit se ato mund të fshehin mjete që mund të përdoren për qëllime armiqësore (të tilla si thika). Të arrestuarve u kthehen rrobat kur është e mundur”, thuhet në njoftimin e IDF-së.

Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit
Lexo po ashtu Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

Nuk është hera e parë që shpërndahen pamjet të tilla të ushtarëve izraelitë që grumbullojnë burra të zhveshur në Gaza.

Në fillim të këtij muaji, video tregoi një varg burrash – disa të veshur vetëm me të brendshme – u ulën në një rrugë të shkatërruar nga lufta në Gazën veriore.

Disa nga ata që u mbajtën në grup, pretenduan se ishin rrahur dhe iu mohua ushqimi dhe uji. /Telegrafi/