LAJMI I FUNDIT:

“Ishim të zhveshur, me vetëm një batanije”, palestinezi tregon se çfarë u ndodhi kur i arrestoi ushtria izraelite – pamjet u bënë virale

“Ishim të zhveshur, me vetëm një batanije”, palestinezi tregon se çfarë u ndodhi kur i arrestoi ushtria izraelite – pamjet u bënë virale

Një 22-vjeçar ishte në mesin e dhjetërave burrave të arrestuar në Gazën veriore nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), pamjet e të cilëve u bënë virale.

Këto pamje shkaktuan mjaft reagime, pasi të arrestuarit ishin gjysmë lakuriq, me sy të mbuluar dhe me duar të lidhura pas shpine, transmeton Telegrafi.


Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagojnë Hamasi dhe organizata "Amnesty"
Lexo po ashtu Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagojnë Hamasi dhe organizata "Amnesty"

“Ata (IDF) na detyruan të ulemi në mes të rrugës për gati tre orë, pastaj erdhën kamionë, na lidhën duart dhe na mbuluan sytë dhe na çuan në një vend të panjohur”, tha 22-vjeçari për BBC i cili mbeti anonim.

Kur mbërritën në një lokacion, ai tha se ishin përzgjedhur rastësisht për t’u marrë në pyetje dhe u pyetën për marrëdhëniet e tyre me Hamasin.

Djaloshi vjeçar tha se vendi ku u dërguan ai, vëllai dhe pesë kushërinjtë e tij ishte me rërë dhe se ata i kishin lënë pothuajse të zhveshur, por u kishin dhënë një batanije natën.

Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit
Lexo po ashtu Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

Pas marrjes në pyetje ai u dërgua në një vend të panjohur dhe thjesht i thanë të shkonte në shtëpi, tha ai, duke u kthyer rreth orës 01:40 të mëngjesit.

“Na liruan të gjithëve, përveç babait dhe kushëririt të madh. Babai im punon për organizatën amerikane UNRWA. Nuk e di pse e morën”, tha ai.

“Ne ecëm zbathur nëpër rrugë në errësirë, me rrugët plot me gurë dhe xham”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori