LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagojnë Hamasi dhe organizata “Amnesty”

Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagojnë Hamasi dhe organizata “Amnesty”

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, ka reaguar pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve në Gazë duke thënë se këta burra nuk kanë lidhje me organizatën e tyre dhe se bëhet fjalë për civilë.

“Këtu bëhet fjalë për civilë të pafajshëm që nuk kanë lidhje me veprimtaritë ushtarake”, tha Hamdan.

Ai shtoi se burrat nuk kanë lidhje me Hamasin dhe organizata e krahasoi Izraelin me Gjermaninë naziste, raporton skynews.


Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit
Lexo po ashtu Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

“Në fotografi shihen civilë pa armë, dhe pretendimet se ata i përkasin rezistencës janë të rreme. Dhuna ndaj civilëve në Beit Lahiji është një manifestim i ri i kampit nazist”, shtoi Hamdan.

Duke folur para gazetarëve në Bejrut, zyrtari i Hamasit tha se “numri real” i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur dhe janë plagosur është “shumë më i madh” se shifrat që ka publikuar Izraeli.

“Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ushtria izraelite nuk kanë arritur asnjë qëllim politik ose ushtarak, dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, tha Hamdan.

Ndryshe, shumë organizata ndërkombëtare kanë reaguar ashpër pas publikimit të këtyre pamjeve në rrjetet sociale.

Shefi ekzekutiv i “Amnesty” të Mbretërisë së Vashkuar ka ngritur shqetësime rreth pamjeve.

Duke folur për Sky News, Sacha Deshmukh tha se ne “duhet të dimë më shumë rreth rrethanave” të pamjeve, por se “në dukje, ka gjëra që mund të jenë shumë alarmante”.

Konventa e Gjenevës është e qartë për përgjegjësinë e autoriteteve ushtarake ndaj të burgosurve, tha ai.

Deshmukh tha se Amnesty ende nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur pamjet, kështu që nuk është e qartë se kur është nga apo rrethanat rreth tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori