Sulmet ajrore izraelite në Liban, plagosen gjatë raportimit ‘live’ gazetari dhe kameramani

Një video dramatike ka kapur momentin kur një sulm izraelit godet shumë pranë një gazetari të televizionit libanez Al-Manar dhe kameramanit që ndodhej me të.
Në pamje shihet shpërthimi i fuqishëm vetëm pak metra larg ekipit të mediave, duke krijuar një re të madhe tymi dhe duke i detyruar ata të largohen menjëherë nga zona.
Sipas raportimeve, gazetari dhe kameramani kanë mbetur të plagosur, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e mirë, transmeton Telegrafi.
WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.
He was a bit too close to the site of the strike.
He is in stable condition. pic.twitter.com/QeRiisfWjq
— Clash Report (@clashreport) September 7, 2026
Incidenti vjen në një periudhë të tensionuar në jug të Libanit, ku gazetarët dhe ekipet e mediave po punojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.
Sulmet ndaj gazetarëve në Liban kanë shkaktuar viktima edhe më herët gjatë konfliktit. Në mars të vitit 2026, një sulm izraelit në jug të vendit vrau tre gazetarë, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte shënjestruar një prej tyre.
Pamjet e reja tregojnë edhe një herë rrezikun ekstrem me të cilin përballen ekipet mediatike gjatë raportimit nga zonat e konfliktit. /Telegrafi/



































