LAJMI I FUNDIT:

Pak mundësi punësimi për azilkërkuesit në Zvicër

Pak mundësi punësimi për azilkërkuesit në Zvicër

Pritjet e gjata nga procedurat e azilit dëmtojnë karrierën e refugjatëve të pranuar në Zvicër. Kështu tregon një studim i ri, duke dëshmuar argumentet për reformën e fundit të procedurave të azilit për herë të parë në Zvicër.

Më 5 qershor votuesit i kanë thënë “po” rishikimit të ligjit të azilit. Në të ardhmen, shumica e procedurave të azilit do të kryhen në qendrat federale dhe tani do të përfundojnë brenda maksimumi prej 140 ditësh. Vitin e kaluar mesatarisht janë nevojitur 280 ditë deri në një vendim zyrtar të autoriteteve.


Për të praktikuar procedura më të shkurtra të azilit tani ka treguar edhe një studim i shkencave politike nga Dominik HANGARTNER nga Universiteti i Cyrihut, së bashku me kolegët në Universitetin e Stanfordit, i cili u publikua në revistën “Science”.

Hulumtuesit kanë “ekzaminuar“ të dhënat e rreth 17.000 refugjatëve të pranuar përkohësisht në Sistemin Informativ të Migracionit të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM) mes viteve 1994 dhe 2004.

Mundësia e gjetjes së një pune ka shënuar rënie me një të pestën nëse refugjati do të duhet të presë një vit shtesë një vendim të autoriteteve, shkruan Fondacioni zviceran i Shkencës Kombëtare (SNF), përcjell albinfo.ch.

Efekti negativ nga pritjet e gjata nuk mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, si kombësia, gjinia dhe mosha.

Autorët e studimit supozojnë se refugjatët do të dekurajohen gjithnjë me pritje. Megjithatë, në mostrën e tyre të studimit është periudha e pritjes deri në një vendim që zgjat mesatarisht 665 ditë dhe më shumë se dy herë më gjatë se vitin e kaluar.

Një kohëzgjatje e shkurtër e procedurave ndikon, sipas studimit, gjithashtu në kosto. Pra, më shumë se pesë milionë franga në vit mund të shpëtohen nëse reduktohet deri në dhjetë për qind koha e pritjes në Zvicër. /Telegrafi/