Korrespondenti i skynews, Stuart Ramsay ka reflektuar mbi intervistën e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ramsay tha se e kuptonte se Zelensky është ende shumë i vendosur – dhe megjithëse ndonjëherë mund të jetë mjaft i mprehtë me gazetarët, ai ishte “shumë i këndshëm”.
Ai deklaroi se ka një ndjenjë se ka ndryshime në mendimet e ukrainasve dhe ata mund të pranojnë se do t’u duhet të heqin dorë nga diçka që lufta të përfundojë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Unë shkova në një funeral dje. Kam qenë në shumë funerale”, tha Ramsay.
“Dhe po flisja me ushtarët, komandanti i të cilëve vdiq. Ata thanë se donin të vazhdonin luftimet. Por nëse presidenti thotë, ne do të kemi një armëpushim dhe një pjesë e tokës për të cilën ata kanë luftuar do të mbetet me rusët, do të pranonim”, shtoi ai.
“Kurrë nuk kam menduar se do ta dëgjoja këtë”, vazhdoi Stuart me habi.
Ai shtoi se “humbja e ushtarëve është diçka që u intereson të gjithëve në presidencë” – si dhe niveli i vuajtjes së civilëve në përgjithësi.
Ndryshe, sipas korrespondentit, nuk ka hatërmbetje nga ushtarët në Ukrainë për trajtimin e tyre nga Perëndimi – në fakt ka mirënjohje – por ata thonë se gjithmonë u jepet mjaftueshëm “për të mos fituar, por vetëm për të rezistuar”.
Zelensky gjatë intervistës ka deklaruar se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas që ai kontrollon mund të merret “nën ombrellën e NATO-s” – duke e lejuar atë të negociojë kthimin e pjesës tjetër më vonë “në mënyrë diplomatike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSenatori i fuqishëm republikan votoi kundër njeriut që Trumpi e propozoi për Sekretar të Mbrojtjes
Dorëzohet xhandarmëria serbe, fermerët lejohen të protestojnë në Novi Sad
Vidhet thesari më i çmuar rumun gjatë një ekspozite në Holandë
Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë - disa ishin në burg që nga viti 1985
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova