Baseli ka triumfuar në ndeshjen e mbetur të javës së shtatë në Superligën e Zvicrës kundër Sionit.

Ndeshja që u zhvillua në “St Jakob Park” i takoi vendasve me rezultat 4-2.

Dy prej golave në këtë ndeshje për Baselin i shënoi sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami në minutat 36 dhe 81.

Në këtë ndeshje për Baselin u paraqit edhe Edon Zhegrova, i cili luajti 77 minuta.

Me këtë dy gola, Kasami ka gjithsej pesë, duke bërë njëri prej shënueve më të mirë në kampionat. /Telegrafi/