LAJMI I FUNDIT:

Pagat e punëtorëve të Trepçës

Pagat e punëtorëve të Trepçës

Në opinion është krijuar një lloj perceptimi se minatorët e “Trepçës” bëjnë pjesë në kategorinë me paga më të ulëta në vend, apo shpesh shikohen edhe si raste sociale.

Gazeta “Epoka e Re” ka siguruar listën e pagave të 1331 punëtorëve të “Trepçës”.


Paga në Minierat e Kizhnicës (paga neto) është 1360.87 euro, kurse paga me e ulët është për punëtorët e sigurimit (paga neto) 398.82 euro.

Ndërkaq sipas anketës së fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 euro në muaj.
Mesatarja e pagave të punëtorëve të “Trepçës” del të jetë dyfish më e lartë se paga mesatare në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së menaxhmentit të “Trepçës”, Miftar Hyseni.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se bazuar në të dhënat e muajit të fundit mesatarja e pagës del të jetë 655 euro, kurse sa u përket punëtorëve të Stantërgut, ka thënë se paga mesatar është 767 euro. /Telegrafi/