LAJMI I FUNDIT:

Paderborn e di që vështirë të mbahet Florent Muslija, në garë shtohet edhe Bochum  

Paderborn e di që vështirë të mbahet Florent Muslija, në garë shtohet edhe Bochum  

Paderborn ka 27 pikë nga 17 ndeshjet e gjysmës së parë të sezonit, ndërsa lojtari më meritor i tyre këtë sezon është Florent Muslija.

Fal paraqitjeve të tij, Florent Muslija gjashtë muaj para përfundimit të kontratës së tij në verë, mund të largohet nga klubi.


Fillimisht në garë ishte futur Stuttgarti, pas ylli i Kosovës, shënoi shtatë gola dhe përgatiti katër asistime për të të tjerë në 16 ndeshje të kampionatit.

Ai gjithashtu kishte edhe dy gola dhe dy asistime në tre ndeshje në Kupën e Gjermanisë.

Sipas “Bild”, në garë është futur Bochum, që tashmë kanë filluar kontaktet me menaxherin e Muslijës.

Deri më tani, synimi i klubeve ishte që ta merrnin lojtarin në verë si lojtar i lirë, por klubet mund të përshpejtojnë këtë dimër duke paguar për ta afruar.

Nga Muslija te Hoxha e Idrizi, vlerësimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë
Lexo po ashtu Nga Muslija te Hoxha e Idrizi, vlerësimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë

Në Paderborn e dinë prej kohësh që Muslija e sheh të ardhmen e tij në Bundesligë më së voni në sezonin e ardhshëm, por 25-vjeçari që nga janari mund të jetë pjesë e kampionatit të madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori