LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Do të ndërtohet një nënkalim edhe te rrethi i flamurit

Pacolli: Do të ndërtohet një nënkalim edhe te rrethi i flamurit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për mbikalimin në hyrje të Prishtinës.

Pacolli ka thënë se ai mbikalim është i papërdorshëm dhe se në një të ardhme duke mos treguar për ndonjë afat kohorë tha se do të ndërtohen katër nënkalime për skaj dy rretheve të mëdha që gjenden në hyrje të Prishtinës.


“Mbikalimi tek rrethi i flamurit, është i papërdorshëm. Është treguar i suksesshëm nënkalimi në Dardani, dhe një i tillë duhet të përdoret dhe atje dhe tek rrethi i madh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Do të ketë edhe katër nënkalime të tjera, për skaj dy rretheve të tjera”, ka thënë nënkryetari Pacolli. /Telegrafi/