Dorëheqjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje i ka komentuar edhe deputetja Fitore Pacolli, duke përmendur momentet kur ata (të dorëhequrit) me ngulm donin që problemet e fundit të diskutoheshin vetëm kur Albin Kurti të dalë nga burgu, por ata u përgjigjën me dorëheqje.
Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se këta individë duan ta ndryshojnë Lëvizjen e cila u kërkonte aktivistëve të ishin të lirë të shprehnin mendimin e tyre, të zëshëm kundër padrejtësive e të gatshëm për çdo sfidë, në Lëvizje e cila e kontrollon dhe e ndalon fjalën dhe mendimin e lirë të aktivistit politik.
“Bënë shumë zhurmë. Thanë se kanë ide ndryshe, mendime dhe metoda të ndryshme për rrugën të cilën duhet ndjekur Lëvizja Vetëvendosje në të ardhmen. Bënë aq shumë zullum e presion mbi aktivistë se qenkan linçuar dhe paska pasur tendencë t’i likuidojnë politikisht pikërisht sepse paskan menduar ndryshe. Thanë se ishin për një Lëvizje ndryshe më demokratike dhe më të drejtë. Lëvizja, ku vetë ata ishin drejtues të të gjithave strukturave udhëheqëse, ishte bërë autoritare.
Përderisa kushtëzonin me dorëheqje nëse Albini kandidon për kryetar të Lëvizjes kërkonin me ngulm që të gjitha të ‘këqijat’ që u ishin bërë të diskutoheshin vetëm kur të del Albini nga burgu. Kështu tentonin të bllokonin të gjitha mundësitë për diskutim në organet brenda Lëvizjes.
Ne që insistonim të diskutonim rreth situatës në organet e Lëvizjes na thonin se çfarë zori keni të filloni diskutimin pa Albinin, ndërsa vet vajtën dhe u rrëfyen nëpër emisione televizive.
Kërkuan nga aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes të mos shkruajnë nëpër rrjetet sociale duke tentuar të ndalnin aktivistët politik të shprehnin lirshëm mendimin e tyre.
Kur Albini u lirua dhe u tregua i hapur që të diskutoj me secilin për çfarëdo çështje filluan dorëheqjet.
Ndonëse asnjëherë nuk treguan se cilat ishin idetë e tyre, metoda apo rruga që duhet të ndjekte Lëvizja, me veprimet e tyre bën që secili qytetarë t’i kuptoj.
Tani u kuptua se ata tentuan të bënin Lëvizjen më ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që kemi sot.
Nga Lëvizja e cila u kërkonte aktivistëve të ishin të lirë të shprehnin mendimin e tyre, të zëshëm kundër padrejtësive e të gatshëm për çdo sfidë, në Lëvizje e cila e kontrollon dhe e ndalon fjalën dhe mendimin e lirë të aktivistit politik.
Nga Lëvizja në të cilën ka të drejtë secili anëtarë të kandidoj për kryetar apo poste tjera udhëheqëse duke krijuar hapësirë për garë demorkatike, në Lëvizje ku një grup i vogël kushtëzon dhe ndalon cilindo anëtar që në të ardhmen synon të garoj.
Nga Lëvizja e cila debaton çdo çështje brenda strukturave të zgjedhura siç është Këshilli i Përgjithshëm, në Lëvizje e cila vendos dhe diskuton çështje vetëm në grupe të vogla, ku të drejtë diskutimi do të kishin vetëm ata që i binden kushteve të dy apo tre personave
…
Ne aktivistët dhe ju të gjithë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje! e kemi për detyrë t’a mbrojmë Lëvizjen e vetme që ka populli jonë. Lëvizja ka qenë shembull në Kosovë dhe duhet të vazhdoj të jetë shembull i demokracisë, barazisë e drejtësisë.
Cilido anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje i/e cili/a ka ide apo mendim ndryshe le të kandidoj. Të shpalos platformën e tij/saj politike tek anëtarësia.
Gara e lirë dhe e sinqertë mes dy apo më shumë kandidatëve është demokratike, kushtëzimet janë metoda të sistemeve autokratike”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë