LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Prishtinës i duhet një menaxher i mirë, e jo politikan (Video)

Pacolli: Prishtinës i duhet një menaxher i mirë, e jo politikan (Video)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli, ka theksuar se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar kryeqytetit i duhet një menaxher i mirë dhe jo një politikan.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për planet e tij gjatë qeverisjes të tij në rast se do të udhëheq me komunën.


Sipas tij, ai do të arrijë të menaxhoj me problemet të cilat i ka qyteti i Prishtinës.

“Kryefjalia e debateve për zgjedhjet lokale ka qenë kaosi urban. Sot të gjitha ata që premtojnë se do ta rregullojnë kaosin urban, duhet t’iu sigurojnë të gjitha makinave parkingje…”, ka shtuar Pacolli.

Sipas tij, janë 28 mijë e 662 makinë të qeveritarëve ose të nëpunësve që hynë çdo ditë në Prishtinë.

“Zgjidhja do të jetë zhvendosja e objekteve qeveritare në një parcelë të ndarë në vitin 2004 për këtë gjë. Mund të themi se 30 mijë makina më pak do t’i kishim në qytet”, ka theksuar Pacolli, duke shtuar se kjo do të ishte një zgjidhje adekuate për kaosin urban në Prishtinë.

Ai ka shpalosur edhe planin e tij për ndërtimin e 6 mijë parkingjeve, nga të cilat do të inkasoheshin 7.5 milionë euro.

Pacolli mes tjerash ka folur edhe për planet e tij për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori