LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kritika Kurtit për shpërndarjen e 100 milionëve: Me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Pacolli kritika Kurtit për shpërndarjen e 100 milionëve: Me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Edhe kryetari i AKR-së që është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndarë 100 milionë euro për disa kategori shoqërore në Kosovë.

Pacolli, si shumica e liderëve tjerë të partive opozitare ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve.


“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin e varfërisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Për një ditë shpërndahen 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!”, ka shkruar deputeti opozitar, duke shtuar se po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Ai ka shkuar edhe më tej duke aluduar se me 100 milionë euro do të ndërtoheshin 40 fabrika në Kosovë.

“Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfitues drejtpërsëdrejti”.

“Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëçka në jetë. Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!

Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!”, ka shkruar Pacolli./Telegrafi/