LAJMI I FUNDIT:

Pacolli flet për përplasjen mes Thaçit e Haradinajt

Pacolli flet për përplasjen mes Thaçit e Haradinajt

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka komentuar debatin e kohëve të fundit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Në një prononcim nga Armenia për Info Magazine në klankosova, zëvendëskryeministri Pacolli i cilësoi deklarimet mes tyre si shprehje e mendimeve të lira, por jo grindje.


“Nuk besoj se ka pasur grindje, kundërshtime në opinione po, mirëpo nuk do të thotë se ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre. Nuk ka grindje mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi”.

“Ata kanë bindjet e veta, ndërsa unë si Ministër i Jashtëm kam për detyrë të veproj, të punoj në veprime të harmonizuara mes gjithë faktorit politik në Kosovë .Jam diplomat i Kosovës dhe si diplomat duhet të veproj”.

Pacolli ka thënë se nuk është punë e tij që të komentoj raportet mes Thaçit e Haradinjat.

“Nuk është detyrë e imja të transmetoj ndonjë veprim që nuk është i harmonizuar nga faktori politik në Kosovë. Jemi shtet demokratik, secili ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Mendimi politik është i hapur, në fund të ditës i harmonizojmë qëndrimet tona dhe arrihet një zgjidhje”.

”Këtë e quaj ‘debat të brendshëm politik në Kosovë’. Është mirë që qytetarët e Kosovës e kuptojnë debatin dhe mendimet e lira. Rreth çështjeve të kufijve shoh se do të arrihet harmonizim i qëndrimeve”.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori