Pacientët kërkojnë ilaçe borxh nëpër barnatore, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do të zgjerojnë listën pozitive të barnave
Depot farmaceutike, të cilat shpërndajnë barnat dhe preparatet kozmetike që shiten në barnatore kanë paralajmëruar se gjatë muajit tetor do të ketë rritje të reja të çmimeve.
Sipas tyre, janë kompanitë farmaceutike vendore që kanë mbivlerësuar prodhimet e tyre ndërsa depot vetëm se distribuojnë ato.
Në hall me çmimet e barnave janë edhe farmacitë që ballafaqohen çdo ditë me ankesat e pacientëve.
Farmacisti Aulon Ramadani thotë se qytetarët në nevojë e kanë të pamundur të blejnë me këto çmime.
“Pacientët, të cilët nuk kanë mundësi t’i paguajnë barnat kanë kërkesa nëpër farmaci që tu jepen veresi. Por ne nuk mund të bëjmë listë të borxhit sepse nuk është e lejuar nga që në rast të inspektimeve nga autoritetet që të shikohet sasia në program dhe nëse të njëjtat nuk janë nëpër rafte mund të na dënojnë varësisht nga lloji i inspektoratit që na vijnë në kontrolle”, tha Aulon Ramadani, Farmacist.
Sipas autoriteteve për një pacient me diagnozë mesatare terapia mujore kushton nga 1,500 – 3,500den.
Për të balancuar tregun farmaceutik me sasinë e ilaçeve meqë nuk e frenojnë dot rritjen e çmimeve nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do të zgjerojnë listën pozitive të barnave.
Por kjo do të marr një vit.
Ministri Sali tha se ndryshimet në listën pozitive do bëhen me dy faza, fillimisht do futen barnat primare.
“Ende ka barna që më nuk prodhohen andaj do të shtohen barna të reja që nuk janë aktualisht në listën pozitive. Për të njëjtat pacientët detyrohen ti blejnë nga xhepi i tyre me rekomandim të mjekëve. Ne jemi shteti që ka pagesat më të larta ‘out of pocket’ të pacientëve drejt sistemit. Shumica e tyre për blerje të ilaçeve dhe preparateve ndihmëse nga fondet private, përkatësisht nga buxheti familjar”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Fondit shëndetësor, në 12 vitet e fundit nuk ka ndryshime të listës pozitive.
Tani ka rreth 934 preparate farmaceutike që kompensohen nga fondi.
Por, në produktet që nuk janë në listën pozitive, do të thotë barna që jepen pa recetë gjatë muajit shtator ka pasur rritje të çmimeve nga 6-20%. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit