LAJMI I FUNDIT:

Pablo Mari publikoi foton e parë, pasi i mbijetoi një sulmi tronditës me thikë

Pablo Mari publikoi foton e parë, pasi i mbijetoi një sulmi tronditës me thikë

Mbrojtësi i Monzas, Pablo Mari, publikoi foton e parë nga spitali pasi u përfshi në një sulm tronditës me thikë pranë Milanos ditën e djeshme.

Mari ishte duke blerë sende ushqimore me gruan dhe djalin e tij katërvjeçar kur Andrea Tombolini (46) e goditi me thikë pas shpine, duke plagosur katër të tjerë dhe duke vrarë një arkëtar 30-vjeçar.


Mari iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm dhe Monza njoftoi në një deklaratë zyrtare se lojtari do të duhet të pushojë për të paktën dy muaj përpara se të kthehet plotësisht në stërvitje.

Lojtari ka publikuar sot foton e tij të parë nga spitali me gruan e tij pas incidentit të djeshëm.

“Pas momentit të vështirë që përjetuam dje, familja ime dhe unë duam të njoftojmë se për fat të mirë jemi të gjithë mirë pavarësisht rrethanave dhe duam t’ju falënderojmë për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që po marrim”.

View this post on Instagram

A post shared by Pablo Marí (@pablomv5)

“Shprehim ngushëllimet tona dhe gjithë forcën për familjet dhe miqtë e të ndjerit, ndërsa të gjithë të lënduarve u urojmë sinqerisht shërim të shpejtë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori