LAJMI I FUNDIT:

Pa lider në fushë, Anglia nuk mund të bënte më shumë

Pa lider në fushë, Anglia nuk mund të bënte më shumë

Humbja shokuese e Anglisë ndaj Islandës në Nice me shifrat 2:1 të hënën mbrëma në 1/8 e finales të Evropianit “Francë 2016” ka sugjeruar se qeveria e Britanisë nuk është institucioni i vetëm nacional që është i kërcënuar nga vakuumi i lidershipit.

Dorëheqja e Roy Hodgsonit pas eliminimit nga “Euro 2016” ka lënë Federatën e Futbollit të Anglisë të kërkojë pasardhës, por kriza e përfaqësueses së Anglisë shtrihet përtej bankinës pas një paraqitjeje tjetër pa karakter ku kishte mungesë të kualitetit mental.

“Ne nuk kemi lider. Ata janë të gjithë të llastuar, janë të gjithë me kufje. Nuk komunikojnë as në fushë e as jashtë saj. Nuk mund të nxjerrësh asgjë nga ta. Kjo është arsyeja pse nuk ishin të mirë”, ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë, Chris Waddle për “BBC”.


Futbollistët e Anglisë ishin dobësuar, pasi kaluan 2:1 në disavantazh, duke pasur vështirësi të lidhin disa pasime dhe po ashtu të aplikojnë gjërat më bazike, ndërsa barra e eliminimit rëndon tepër mbi ta, transmeton Koha Ditore.

“Secili po priste që dikush tjetër t’i nxirrte nga lloçi. Ata ishin të shtangur”, ka thënë ish-sulmuesi Ian Wright.

Muajin e ardhshëm Anglia do të festojë gjysmë-shekulli që kur Bobby Moore, kapiteni më i madh i saj, ka ngritur trofeun e Botërorit para adhuruesve të vet në vitin 1966

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori