LAJMI I FUNDIT:

“Pa asnjë dyshim, jam unë”, Luis Enrique i përgjigjet krahasimeve me Xavin

“Pa asnjë dyshim, jam unë”, Luis Enrique i përgjigjet krahasimeve me Xavin

Ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrique i ka thënë gazetarëve se ai prezenton stilin mitik të futbollit të Barcelonës më mirë se sa trajneri aktual Xavi Hernandez. Dyshja do të përballen ‘kokë më kokë’ nesër (e mërkurë) në ‘Parc des Princes’, teksa PSG-ja po synon që të fitojë një avantazh para ndeshjes në Kataloni javën e ardhshme.

Enrique u pyet nëse ai apo Xavi e kanë prezantuar më mirë stilin e futbollit që e ka karakterizuar Barcelonën për më shumë se dy dekadat e fundit, dhe ai dha një përgjigje shumë direkte.


“Shikoni statistikat, posedimin, presionin e lartë, titujt. Pa asnjë dyshim, jam unë. Qëllimi ynë është të jemi më të mirë se Barça në aspektin ofanziv. Më ka ndodhur mua në 99 për qind të ndeshjeve që kam luajtur. Ka statistika për këtë, nuk është subjektive”, ka thënë fillimisht Enrique.

Ai gjithashtu hodhi poshtë nocion se PSG-ja po përballet me një Barcelonë ‘të pafuqishme’, teksa PSG-ja është kandidati kryesor në Francë.

PSG-ja e do me çdo kusht top yllin e Barcelonës, ai ka klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh
Lexo po ashtu PSG-ja e do me çdo kusht top yllin e Barcelonës, ai ka klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh

“Ju nuk mund të mendoni se është një Barçë e dobët, ata kanë një dinamikë të mirë në sulm, me një seri të mirë, me ‘top’ lojtarë dhe me një eksperiencë të akumuluar pasi kanë fituar pesë tituj”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për presionin e kësaj përballjeje, diçka që PSG-ja nuk kishte arritur ta menaxhojë në të kaluarën, teksa kujtojmë rikthimin e famshëm të Barcelonës në vitin 2017 nën urdhrat e Enriques, duke mposhtur PSG-në me rezultat 6-1.

“Në fazën e grupeve pashë një tepricë të përgjegjësisë dhe tani shoh shumë entuziazëm dhe ambicie të tepruar për të luajtur kundër një ekipi të madh siç është Barcelona”.

“Nuk duhet të bëni shumë presion mbi një ekip që nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. Nuk e kemi pasur atë kënaqësinë e atij trofeu si klub. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi Enrique./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori