Flokët janë një nga elementet më të rëndësishëm të pamjes sonë dhe kanë një ndikim të madh në vetëbesimin tonë. E, një nga klinikat më të njohura dhe më të besueshme për transplantim të flokëve në Kosovë është Ozone Hair Clinic.
Për të ofruar një shërbim edhe më të avancuar dhe të përshtatur me kërkesat e klientëve të saj, Ozone Hair Clinic ka hapur një lokacion të ri dhe më të madh, me ambiente moderne dhe pajisje të fundit në fushën e transplantit të flokëve.
Me këtë hap, Ozone Hair Clinic synon të përmirësojë edhe më shumë përvojën e klientëve dhe të sjellë një shërbim të shkëlqyer.
Gjatë një mbrëmjeje gala për hapjen e këtij lokacioni të ri, Valmira Xani, drejtoreshë e Ozone Hair Clinic, shprehu gëzimin e saj për këtë arritje të madhe.
Ajo theksoi se klinika ka qenë gjithmonë në hap me zhvillimet e fundit në fushën e mjekësisë dhe estetikes, duke përdorur teknologjinë më të përparuar për transplantin e flokëve.
“Sot zemra më rrah më ndryshe. Me këtë klinikë veç është plotësu një ëndërr e imja e madhe.
Klinika Ozone, realisht prej ditës së parë kur e kemi hap kemi ndejtë çdo herë në trend, në hap me mjekësinë për transplantin e flokut me pajisje më moderne. Kështu që edhe tash veç do të vazhdojmë. Kemi pas edhe gjana tjera, mirëpo çka do që është e re është edhe te ne”, ka thënë Xani.
Ndërsa, menaxheri i klinikës, Adem Mulaj, ndau arsyet për zgjerimin e klinikës dhe hapjen e këtij lokacioni të ri.
Ai shpjegoi se kërkesa për shërbimet e Ozone Hair Clinic është rritur ndjeshëm, sidomos nga klientët ndërkombëtarë.
“Klinika Ozone ka funksionuar për shtatë vjet në Prishtinë. Kërkesa nga diaspora dhe klientët nga e gjithë bota na ka shtyrë të investojmë në një hapësirë më të madhe dhe më të avancuar,” tha Mulaj.
Ai theksoi se Kosova ka profesionistë të shkëlqyer dhe një potencial të madh në fushën e turizmit mjekësor, dhe se klinika ka ndihmuar në pozicionimin e Kosovës si një destinacion për trajtime estetike dhe mjekësore.
Një nga klientët e klinikës, Ermal Panduri, drejtor i TV Dukagjini, ka ndarë eksperiencën e tij me Ozone Hair Clinic.
Ai tha se shërbimi i ofruar ishte jo vetëm i thjeshtë dhe i shpejtë, por gjithashtu kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në vetëbesimin e tij.
“Kurrë nuk kam besuar se një procedurë e thjeshtë mund të krijonte kaq shumë vetëbesim. Procedura është e lehtë dhe pa dhimbje, dhe ndryshimi është i dukshëm,” tha Panduri.
Ai gjithashtu theksoi se shërbimi i Ozone Hair Clinic është i nivelit më të lartë dhe se Kosova është bërë një destinacion popullor për turizmin mjekësor, veçanërisht për mbjelljen e flokëve.
Panduri po ashtu ka një mesazh për ata që duan të ndjehen mirë me veten.
“Në fakt, sot Ozone Hair Clinic është klinika më e mirë në Evropë, si për nga kualiteti i mbjelljes së flokëve, për nga aparatura, për nga shërbimi e çka është më e rëndësishmja për nga forma e mikpritjes edhe trajtimit. Pse duhet me shku në Turqi duke e pas Ozone Hair Clinik në Kosovë?
Gjithçka është shumë më mirë, shumë më lirë, shumë më sigurt.
E çka është? Njerëzit të flasin shqip, t’i lajnë flokët dhjetë ditë dhe kujdesen që me t’i heq krejt koret një nga një, në mënyrë që mos me pas asnjë dështim”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë