LAJMI I FUNDIT:

Owen me deklaratë të guximshme: Van Dijk, mbrojtësi më i mirë në histori

Owen me deklaratë të guximshme: Van Dijk, mbrojtësi më i mirë në histori

Michael Owen ka folur pas ndeshje që Liverpooli mposhti  Villarrealin me rezultat 3-2, duke vulosur vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në pesë vjet.

Duke folur për BT Sport pas ndeshjes në të cilën Van Dijk luajti të gjitha 90 minutat, Owen bëri disa pretendime të guximshme për qendërmbrojtësin.


“Dëgjo, Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në planet për momentin”.

“Do të shkoja më tej dhe do të thosha se ai është qendra më e mirë e të gjitha kohërave”.

“Ai është më i madh, më i shpejtë, më i fortë se të gjithë, ai është i shkëlqyer me topin, ai shënon gola. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

“E vetmja gjë që shkon kundër tij për momentin janë medaljet e fituesve të tij, pasi ai ka një titull në Ligën Premier dhe një Ligë të Kampionëve”.

“Lojtarë si [Rio] Ferdinand, [Paolo] Maldini, [Franco] Baresi, që ju i konsideroni si më të mëdhenjtë, kanë tituj të shumtë, kështu që kjo është e vetmja gjë”, deklaroi anglezi. /Telegrafi/