LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë, provokim i qëllimshëm

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë, provokim i qëllimshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë më 13 maj, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të qëllimshëm dhe fyerje të rëndë ndaj historisë dhe luftës sonë çlirimtare”.

Sipas OVL-së, kjo datë ka një peshë të veçantë historike për shqiptarët, pasi më 13 maj përkujtohet themelimi i UDB-së – të cilën e cilësojnë si “përndjekësi më i egër i shqiptarëve” – si dhe rënia heroike e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

“Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori”, thuhet në reagimin e OVL UÇK.


Më tej, organizata e veteranëve ka përsëritur kritikat ndaj Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një “padrejtësi të institucionalizuar” që ndjek vetëm një palë, duke anashkaluar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. “Ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike”, theksohet në reagim.

Në deklaratë gjithashtu shprehet shqetësimi për, siç thuhet, “paraburgimin e zgjatur dhe të padrejtë” të krerëve të UÇK-së dhe për pengesat që ata po përballen gjatë mbrojtjes së tyre ligjore.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Kosova nuk ka për çka të turpërohet. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, përmbyllet deklarata e OVL-së.

Ndryshe, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë të martën për vizitë në Kosovë, ku do të mbajë një konferencë për media.

Sipas një njoftimi, konferenca do të mbahet më 13 maj në orën 12:00, në hotelin Sheraton në Prishtinë.

“Kam kënaqësinë t’ju ftoj që të dërgoni një gazetar në informimin për median të Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, më 13 maj në orën 12:00, në hotelin Sheraton, Prishtinë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Lajme
“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

Siguri
Rihapet tuneli i Llogorasë, qarkullimi pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, qarkullimi pa pagesë deri në 15 shtator

Lajme
Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Drejtësi
Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Lajme
Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Lajme
Kalo në kategori