LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Xholi: Bashkëpunimi me Kanadanë, në kuadër të NATO-s flet për kontributin në ruajtjen e sigurisë transatlantike

Osmani-Xholi: Bashkëpunimi me Kanadanë, në kuadër të NATO-s flet për kontributin në ruajtjen e sigurisë transatlantike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Xholi, në kuadër të Samitit të NATO-s, në Vilnius të Lituanisë, njoftojnë nga MPJ.

Duke përshëndetur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Osmani në veçanti theksoi Deklaratën e Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve, si potencial i rëndësishëm dhe një bazë solide për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë në kuadër të Aleancës, me theks të veçantë në pjesëmarrjen tonë në Praninë e Shtuar në Letoni, si pjesë e kontingjentit slloven, ku Kanadaja është kombi kornizë. Në këtë mënyrë, të dy vendet së bashku me aleatët e tjerë kontribuojnë në forcimin e krahut lindor të Aleancës, në një kohë kur ai është më i nevojshëm.

“Bashkëpunimi me Kanadanë, në kuadër të NATO-s, e veçanërisht në grupet luftarake shumëkombëshe, flet për kontributin tonë aktiv në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme transatlantike, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ri gjeopolitik”, theksoi Osmani.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e shumta pas agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, si dhe për çështjet dhe situatat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja për integrimet europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si segment i rëndësishëm i orientimit të përgjithshëm europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit.

Osmani informoi për aktivitetet në kuadër të kryesimit tonë me OSBE-në, si dhe për rolin dhe mekanizmat e Organizatës në drejtim të ballafaqimit me sfidat dhe ruajtjen e sigurisë, me ç’rast u shpreh përkrahja e Kanadasë për udhëheqjen politike dhe aktivitetet në kuadër të kryesimit të vendit me Organizatën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori