LAJMI I FUNDIT:

Osmani thotë se e uroi Ramën: Marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri janë si mes motrash

Osmani thotë se e uroi Ramën: Marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri janë si mes motrash

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se tashmë ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke theksuar se komunikimi mes dy vendeve është i përditshëm dhe vëllazëror.

“Faktikisht, unë e kam uruar kryeministrin. Kemi biseduar në telefon, e kam uruar edhe dje, e kam uruar edhe sot. Është një fitore e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Osmani para gazetarëve.

Presidentja theksoi se si praktikë institucionale, urimi zyrtar me letër dërgohet në momentin që një kryeministër merr detyrën pas votimit në Parlament. “Zakonisht ne dërgojmë letra në momentin që merret detyra dhe votohen në Parlament, që besoj se do të ndodhë shumë shpejt. Kjo është çështje teknike dhe procedurale”, theksoi ajo.


Duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Osmani u shpreh me tone të përzemërta: “Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë më shumë se vëllazërore, janë si marrëdhënie mes dy motrash. Dhe siç e dini, marrëdhëniet mes motrave janë gjithnjë më të mira, më të sinqerta dhe më përkrahëse sesa ato mes vëllezërve.”

Osmani përmendi gjithashtu pritshmëritë për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e quajtur këtë një ogur të mirë për gjithë rajonin.

“Shpresoj shumë që, ashtu siç është paralajmëruar, Shqipëria shumë shpejt të ecë me hapjen e klasterit të tretë në negociatat me BE-në. Ky është një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin tonë dhe për të ardhmen evropiane që synojmë të gjithë”, përfundoi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Lajme
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Lajme
Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Lajme
Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Publikohen komunikimet e reja: Nazim Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”

Publikohen komunikimet e reja: Nazim Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”

Lajme
Kalo në kategori