LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun

Osmani: Të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës i ka dalë në mbrojtje vendimit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për vendosjen e masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ajo në një postim në Twitter ka reaguar ndaj emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i cili ka shprehur zhgënjimin e tij me Qeverinë në detyrë, pasi kjo e fundit vendosi që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në vendin tonë, nëse në dokumentacion nuk përmendet emri Republika e Kosovës.


“Me gjithë respektin e duhur, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-së. Shumica e tyre i referohen CEFTA (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Vjosa Osmani.

Për më tepër, Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.

“Ajo që po Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Lajçak kishte deklaruar se veprimet e njëanshme dëmtojnë rinisjen e dialogut dhe se masat e fundit ndaj Serbisë duhet të hiqen menjëherë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori