LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Serbia vazhdon të jetë kërcënim për stabilitetin rajonal

Osmani: Serbia vazhdon të jetë kërcënim për stabilitetin rajonal

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

Sipas komunikatës nga presidenca, Osmani ka falënderuar presidentin Niinisto për angazhimin e pakursyer të Finlandës për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe e njoftuan atë me përpjekjet që vendi ynë po i ndërmerr për t’i plotësuar të gjitha detyrimet dhe standardet e kërkuara për avancimin e agjendës euroatlantike.


“Integrimi i shpejtë i Kosovës dhe i vendeve të tjera të rajonit në BE dhe në NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon, i cili, fatkeqësisht po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga veprimet e regjimit serb, i cili vazhdon e mentalitetin e viteve ‘90”.

Sipas presidentes Osmani, Finlanda, si vend që e njeh mirëfilli kërcënimin e vazhdueshëm ndaj lirisë së vendeve sovrane, ngase është ballafaquar gjatë me kërcënimin rus, ngjashëm me atë serb, me të cilin po përballet rajoni i Ballkanit, mund të ndikojë në vendet anëtare të BE-së që ato ta përshpejtojnë agjendën evropiane të Kosovës dhe të rajonit.

Presidentja Osmani e njoftoi Presidentin e Finlandës se Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, përkundër faktit që Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera dhe ende mban peng afër 2000 njerëz të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti i Finlandës, Niinisto, tha se populli finlandez i kupton sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe ka vlerësim pozitiv për përpjekjet e vendit tonë për të rritur numrin e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe për reformat që po ndërmerren për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori