LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi zv.kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, përmend anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Osmani takoi zv.kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, përmend anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite ajo ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovshca.


Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit me ta Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

“Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre. Presidentja Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori